Botë
Jep dorëheqjen kryeministri i Irlandës së Veriut
10.09.2015 21:59
Kryeministri i Irlandës së Veriut ka dhënë dorëheqjen pasi policia ka zbuluar se IRA ende është në aktivitet...

Njoftimi i Peter Robinson vjen pasi partia e tij, Bashkimi Demokratik, nuk mori votëbesimin në Parlament.
Robinson do të zëvendësohet nga Arlene Foster, ndërkohë që edhe shumica e ministrave nga partia e tij do të japin dorëheqjen.
Ndërkohë, kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron ka bërë të ditur shqetësimin e tij në lidhje me këtë situatë në Irlandën e Veriut.
Zëdhënësi i tij tha në një njoftim për mediat: “Kryeministri është shumë i shqetësuar me situatën. Ai kërkon që të gjithë politikanët në Irlandën e Veriut të punojnë së bashku për një të ardhme më të mirë për vendin. Ne inkurajojmë bisedimet në mënyrë që të zgjidhen të gjitha problemet”.
