Konferencë ndërkombëtare rinore në Krushevë

11.09.2015 10:18

Mbi 60 liderë të rinj prej 16 vendeve, prej sot e deri më 15 shtator në Krushevë, do të marrin pjesë në Konferencën e 13-të ndërkombëtare rinore "Vlera evropiane për ardhmërinë e vendeve nga Evropa Juglindore"....

Konferenca është në organizim të Lidhjes rinore - Krushevë, e nën patronazhin e Fondacionit gjerman Fridrik Ebert - Zyra në Shkup dhe me mbështetjen e Paktit për stabilitet për Evropën Juglindore.

Në konferencë, të rinjtë nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Franca, Greqia, Gjermania, Italia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia dhe së bashku me folësit tanë eminentë do t'i diskutojnë temat aktuale si "Shfrytëzimi apo keqpërdorimi i Fondeve evropiane", "Migrimi si e drejtë evropiane", "Kreativiteti si çelës për punësim nga ëndrrat", "Kush e ndërton realitetin - ne apo mediat".