KB: Sekretari i përgjithshëm i ardhshëm mund të jetë edhe grua
Kombet e Bashkuara pritet sot të miratojnë rezolutë, sipas së cilës, sekretari i përgjithshëm i ardhshëm i Organizatës botërore mund të jetë edhe grua dhe ajo duhet të lajmërohet në intervistë për punë, si edhe kuadrot e tjera udhëheqëse...

Sekretari i përgjithshëm i tnaishëm i KB-së, Ban Ki-mun do ta braktisë funksionin nga fundi i vitit të ardhshëm, pas dy mandateve pesëvjeçare.
Projekt-rezoluta parasheh që Këshilli i Sigurimit dhe Asamblea e përgjithshme t'u dërgojnë 193 shteteve-anëtare ftesa për prezantim të kanidatëve.
Emrat e atyre burrave dhe grave dhe autobiografitë e tyre do të publikohen, ndërkaq ekziston mundësia që ata të thirren për bisedë para Asamblesë së Përgjithshme.
Që prej krijimit të KB-së në vitin 1945 sekretarët e përgjithshë ishin zgjedhur më shpesh prapa dyerve të mbyllura nga 15 vendet-anëtare të Këshillit të Sigurimit. Kandidati i zgjedhur, më pas miratohej nga Asamblea e përgjithshme.
Në KS, peshë më të madhe patën votat e pesë vendeve-anëtare të përhershme me të drejtë vetoje, SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe, Rusia dhe Kina. Sipas diplomatëve, që të ketë më tepër gjasa për zgjedhje kandidati deri më tani duhej ta kishte mbështetjen nga SHBA-ja, të jetë "koimpatibil" me Rusinë, përkatësisht të mos ijë nga vendet baltike dhe të jetë i aftë të thotë "dy-tre fjali në gjuhën e Molierit".
Gjatë periudhës 79-vjeçare në funksion u ndërruan tetë persona, të gjithë burra, edhe pse parimisht nuk është e ndaluar që në këtë funksion të vijë edhe grua.
Në një rezolutë të vitit 1946, megjithatë përmendet se kandidati duhet të jetë "burrë dinjitoz", duke pasur parasysh atë që në atë kohë ka qenë e paparamendueshme të zgjedhet një grua.
Me qëllim që asnjë fjalë të mos jetë arsye për ndonjë diskriminim, nevojitet të ceket "kandidati më i mirë i mundshëm,i cili është dëshmuar në aftësitë e veta prej lideri dhe shkathtësisë për të udhëhequr, me përvojë të madhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, njenjë të uqishme diplomatike dhe komunikative dhe njohje të disa gjuhëve", thuhet në informatën e KB-së.
Shumica konsiderojnë se ka ardhur koha që në krye të KB-së të qëndrojë një grua. Peticioni, i inspiruar nga Kolumbia, bashkoi dje reth 40 shtete. Në KS, Britania e madhe haptazi u deklarua për zgjedhje të një gruaje në kushte të garës sëd rejtë në mesin e kandidatëve.
Tashmë përmenden edhe isa emra, si ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Helen Klark, presidentja e Kilit, Mishel Baçalet he dy bullgare, drejtoresha e përgjithshme e UNESKO-s, Irena Bokova dhe eurokomisarja Kristalina Georgieva. Deri më tani asnjë grua zyrtarisht nuk është paraqitur në garë.
