Aeroplan ushtarak turq sulmuan caqe të PKK-së
Aeroplanë ushtarakë të Turqisë sulmuan mbrëmë strehimore të luftëtarëve të Partisë Punëtore Kurde (PKK) në Irakun verior, deklaroi sot një përfaqësues i forcave të sigurisë së Turqisë...

Sipas burimit të njëjtë, siç njoftoi Tanjugu, 15 aeroplan ushtarak kanë sulmuar caqe të PKK-së në zonën malore në Irakun verior, në Kandil, Zapa dhe Avashin, menjëherë pas mesnate. Sulmi ka zgjatur deri në orën pesë në mëngjes sipas kohës lokale.
Në përleshjet mes forcave turke të sigurisë dhe pjesëtarëve të PKK-së nga korriku dhe ndërprerja e armëpushimit, jetën e humbën mbi 70 pjesëtarë të forcave turke të sigurisë dhe qindra luftëtarë të PKK-së.
Ushtria turke në korrik ngriti fushatë intensive ajrore kundër strehimoreve të PKK-së në Turqinë juglindore dhe Irakun verior.
