KB në mundje: Sonte paraqiten Rexhallari dhe Zubairov

11.09.2015 11:22

Pas rusit Timur Hamikoev, I cili ishte përfaqësuesi I vetëm I Maqedonisë në stilin greko romak, e që u mposht në raundin eliminator me 5-0 nga rumuni Pirvan, rradhën që ta prezantojnë vendin tonë në Botërorin e Las Vegasit, e kanë mundësit në stil të lirë...

Kësisoj, në garat eliminatore që do të nisin në orën 19.00 sipas kohës lokale në vendin tonë, do të zhvillohen lufta gjithsej në tri kategori, deri më 61 kilogram, deri më 86 dhe deri më 97 kilogram, me ç`rast Maqedonia do të prezantohet me dy mundës.

Njëri prej tyre është garuesi I klubit të mundjes Liria, Jasin Rexhallari, I cili nën prirjen e trajnerit të tij të klubit dhe seleksionuesit Lulzim Vrenezi, do të luftoj në kategorinë deri më 61 kilogram, ku në raundin e parë do të jetë I lirë, ndërsa më pas, në 1/8 e finales, do të takohet me favoritin japonez, Masakazu Kamoi.

Punë të vështirë pritet të ketë edhe përfaqëuesi tjetër I yni, rusi me pasaportë të Maqedonisë, Halil Zubairov, I cili do të garoj në kategorinë deri më 86 kilogram.

Medalisti I bronztë nga Evropiani për U23, në eliminatore do  të jetë I lirë, që në 1/16 e finales të takohet me Magomedgadzhi Khatiyevin nga Azerbajxhani.

Nga ana tjetër, në dyshemen e Las Vegasit, sonte do të paraqiten edhe vëllezërit Egzon dhe Edon Shala, njëri duke mbrojtur ngjyrat e Shqipërisë, e tjetri të Kosovës.

Vëllau më me përvojë, Egzoni në kategorinë deri më 96 kilogram, në 1/16 e finales do të ndeshet me kanadezin Gill, ndërsa Edoni, po në kategorinë e njejtë, luftën e parë do ta ketë me polakun Baran. 

Ndërkohë, Maqedoninë në këtë Botëror, në ditën e fundit të garimit, nesër, pritet ta prezantojnë edhe dy mundës. Boban Danov do të paraqitet në kategorinë deri më 125 kilogram, ndërsa Dejan Mitrov, I cili fillimisht ishte paraparë të luftoj në kategorinë deri më 65 kilogram, shkaku I problemeve me zbritjen e peshës, nuk u paraqit në këto lufta dhe ka gjasa që të garoj nesër, në kategorinë deri më 70 kilogram. (Mustafa Ademi, TVM2)