Më shumë shi në Gjevgjeli - 54 litra

11.09.2015 11:40

Në 24 orët e fundit më shumë shi ka ra në Gjevgjeli me 54 litra të matura ujë në një metër katror, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike...

Vijojnë Ohri me 29 litra shi në metër katror dhe Krusheva me 25 litra në metër katror. Në Shkup stacioni matës në "Zajçev Rid" ka matur 17 litra metra katrorë. Më pak shi ka ra në Kavadar dhe Pretor me nga një litër në metër katror.

Sot do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit, paradite me reshje të shiut të përkohshëm me intensitet të dobët. Pasdite në disa vende do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe bubullima. Temperatura maksimale do të lëviz prej 19 deri 26 gradë Celsius. Prej nesër vijon periudhë e motit me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe rritje graduale të temperaturave ditore të ajrit.