Teatri shqiptar i Kumanovës, sonte premiera “Rrënjët e kullës”

11.09.2015 12:22

Teatri Shqiptar i Kumanovës sonte do ta shfaq projektin e ri skenik...

Bëhet fjalë për premierën “Rrënjët e kullës”, të autorit Nazmi Beqiri, në regji të Vebi Qerimit.

Bëhet fjalë për një tekst satirik, me ndodhi tragjike politike, nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët e trojeve të ish Jugosllavisë, thonë protagonistët e këtij realizimi më të ri artistik të Teatrit Shqiptar të Kumanovës. 

Premiera do të shfaqet sonte, me fillim në orën 20.00, në Pallatin e Kulturës në Kumanovë, duke ngjallur interesim jashtëzakonisht të madh tek adhuruesit e artit skenik. (Nexhat Aqifi, TVM2)