Hungaria akuzohet për sjellje johumane ndaj migrantëve
Një video incizim nga kampi më i madh të migrantëve në Hungari, në kufirin me Serbinë, tregon kushte johumane, në të cilat ndahet ushqimi, deklarojnë vullnetarë, të cilët u ndihmojnë refugjatëve në kamp...

Siç njoftoi Tanjugu, incizimi, i xhiruar në mënyrë të fshehtë nga një vullnetare austriake, e cila të mërkurën e ka vizituar kampin në Roske, tregon rreth 150 migrantë të tubuar në sallë. Ata shtyhen njëri me tjetrin në tentim që të marrin qese me senduiça, të cila ua shesin policët hungarezë me helmeta dhe maska sanitare.
Në kaosin gratë dhe burrat tentojnë të marrin bukë, të cilën e hedhin në ajër, ndërsa ndërkohë personat në radhët e fundit, tentojnë ta tërheqin vëmendjen e atyre që e ndajnë ushqimin.
"E gjithë kjo i ngjante ushqimit të kafshëve në vathë, diçka si Guantanamo në Evropë", deklaroi Aleksandar Shpricendorfer, bashkëshortja e të cilit Mihaela e ka incizuar videon, të publikuar mbrëmë në Jutjub.
Çifti bashkëshortor, së bashku me vullnetarë tjerë kanë bartur në kampin ushqim, veshmbathje dhe ilaçe.
