Qytetarët nga Maqedonia mund të aplikojnë për bursa Çivning për vitin 2016/2017

11.09.2015 14:13

Profesionistët e talentuar nga fusha të ndryshme nga sektori publik, privat dhe qytetar nga Republika e Maqedonisë kanë mundësi të aplikojnë për bursë në kuadër të skemës britanike për bursa, sponosrizuar nga Minsitria britanike e Punëve të Jashtme dhe Komonuelti...

Siç informoi Ambasada britanike në Maqedoni, Bursa Çivning u ndahet personave të talentuar të cilët kanë potencial për lidership. Kjo bursë ofron mbështetje financiare për studime në magjistraturë në universitetet kryesore në Mbretërinë e Bashkuar për vitin mësimor prej shtatorit të vitit 2016. personat e interesuar kanë mundësi të aplikojnë deri më 3 nëntor të vitit 2015.

Bursat ndahen për studime njëvjeçare në magjistraturë, në disa lëndë në universitetet kryesore britanike.

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë disa kushte - të jenë shtetas të vendit për të cilin janë hapur bursat Çivning dhe të planifikojnë të kthehen prapa pas përfundimit të studimeve dhe të kenë studime deridiplomike në nivel të "upper second-class nonours" sipas klasifikimit britanik të arsimit. Personat duhet të kenë qenë të angazhuar me punë së paku dy vite para se të aplikojnë për bursën Çivning, të përmbushin minimum kushte për njohje të gjuhës angleze sipas kritereve të Çivningut dhe të mos kenë pengesa për marrjen e vizës dhe të marrin ofertë të pakushtëzuar nga Universiteti britanik.

Kandidatët për më shumë hollësi për afatet e aplikimit dhe për sferat prioritare të studimit mund të informohen në www.chevening.org

Në vitin 2015 janë ndarë bursa për nëntë kandidatë nga Maqedonia të cilët do të kenë mundësi të studiojnë në universitete të Mbretërisë së bashkuar.