Murray-Peers e Hugues-Mahut finalja e US Open në çifte
Jamie Murray-John Peers dhe Pierre-Hugues Herbert-Nicolas Mahut do të jetë finalja e lojës dyshe për meshkuj në U.S Open....

Dyshja franceze, arriti të fitojë pa shumë probleme ndaj rivalëve të tyre, britaniku Domivic Inglot dhe suedezit Robert Lindstedt. Herbet dhe Mahut vuajtën vetëm në setin e parë të cilin e fituan me vështirësi 7-5 duke i marrë në fund një game me break rivalëve të tyre, ndërsa seti i dytë nuk pati histori me francezët që kaluan pa probleme në finale me rezultatin 6-2.
Në sfidën tjetër, tenisti britanik Murray dhe ai australian Peers mposhtën dyshen amerikane Sam Querrey dhe Steve Johnson, pas një përballje shumë të fortë. Murray dhe Peers dominuan setin e parë duke fituar 6-4, ndërsa në setin e dytë kundërshtarët amerikanë barazuan rezultatin me një tie break të fituar 7-2. Në setin e fundit, asnjë nga ciftet nuk lëshoi, me Murray dhe Peers që në fund fituan në tie-break 9-7 duke siguruar dhe vendin e tyrë në finale.
