LSDM: Reforma në arsim, të hiqet testimi ekstern

11.09.2015 16:27

Deputetët e LSDM-së kërkojnë debat publik mbi situatën në arsim, për cilësinë e arsimit, që sipas LSDM-së nuk e siguruan testimet, si dhe heqjen e testimit ekstern...

Kërkesa për debat publik i është dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoskit, dhe kryetarit të Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë dhe Sport.

“Për LSDM-në dhe koalicionin, reforma të mira nuk janë reformat që i shkruajnë politikanët prapa dyerve të mbyllura, por zgjidhje që duhet të arrihen së bashku me mësuesit, nxënësit, prindërit dhe komunitetin e biznesit. Kemi filluar bisedimet e tilla sepse propozuam më shumë ligje në mesin e të cilave edhe heqjen e testimit ekstern. Por, edhe parlamenti duhet të hapë dyert dhe t’i diskutojë këto çështje me palët e tanguara”- deklaroi deputeti i LSDM-së, Stefan Bogoev.

Bogoev tha se në të gjitha komisionet ku LSDM-ja ka kryetar për ligje të kësaj natyre do të organizohen debate publike dhe të njëjtën do të kërkojnë edhe nga kryetarët e tjerë të komisioneve kuvendore. (Sanije Kasami, TVM2)