Maqedoni
SHVL–UÇK, Gjykatë Speciale nën mbikëqyrje ndërkombëtare
11.09.2015 17:40
SHVL- UÇK vlerëson se gjykata e veçantë që do të merrej me lëndët dhe procedurat nga prokurori special...

SHVL- UÇK vlerëson se gjykata e veçantë që do të merrej me lëndët dhe procedurat nga prokurori special, duhet të legjitimohet nga institucionet më të larta të shtetit dhe të jetë nën mbikëqyrje ndërkombëtare.
Prokurori special dhe ndihmësit e tij duhet të jenë moralisht të pastër dhe juridikisht të pavarur, të kenë siguri jo vetëm në vendin e punës, por edhe në shtëpitë e tyre, thonë nga SHVL-UÇK, duke tërhequr vëmendjen se gjykata e veçantë duhet të jetë e përbërë nga profesionistë të të gjitha nacionaliteteve.
Në të kundërtën do të ishte e pavlefshme, thonë nga SHVL-UÇK.
