Botë
“Vetëvendosje” shfryn gomat e makinave qeveritare, intervenon policia, arreston dhjetëra aktivistë
11.09.2015 17:52
Aktivistët e “Vetëvendosjes” edhe sot kanë vazhduar të shfryjnë gomat e veturave qeveritare...

Kjo ka shkaktuar reagimin e policisë e cila ka intervenuar, duke arrestuar 15 prej tyre.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, thotë se aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje” "kanë hyrë me dhunë brenda oborrit të objektit të ish–Rilindjes dhe kanë dëmtuar disa vetura zyrtare. Policia e Kosovës po merr veprimet e nevojshme ligjore për të menaxhuar më këtë situatë”- ka thënë Hoxha. Më këtë aksion edhe një polic mbeti i lënduar.
Nga “Vetëvendosje”, ndërkohë, thonë se aksioni i sotëm është në frymën e aksioneve për të “defunksionalizuar qeverinë” në shenjë kundërshtimi me marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për themelimin e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe.
