Maqedoni

Filmi dokumentar “Besa-Premtimi”, roli i shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve

11.09.2015 18:02

Sonte me fillim në orën 19.00, në Muzeun e Holokaustit në Shkup do të shfaqet filmi dokumentar “Besa-Premtimi”...

Në këtë event do të marrin pjesë shumë ambasadorë dhe përfaqësues të lartë politikë dhe të klerit fetar në Maqedoni.
 
Njëra nga protagonistët e filmit, e mbijetura e Holokaustit, Drita Faraxhi, nga Izraeli, këtyre ditëve po qëndron në Shkup dhe në vigjilje të shfaqjes, ajo vizitoi edhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.
 
Historia e saj familjare është një histori shumë interesante, e cila flet për rolin e madh të shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, në shpëtimin e familjeve hebreje nga nazistët gjermanë dhe bullgarë.
 
Shqiptarët patën një rol të madh historik gjatë Luftës së Dytë Botërore në misionin e tyre humanitar për shpëtimin e hebrenjve, për çka flasin edhe protagonistët e tjerë të filmit.
 
Ky event organizohet nga ITShKSh, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e RM-së, Komuna e Çairit dhe Muzeu i Holokaustit në Shkup.
 
Tansmetimin e drejtpërdrejtë të këtij eventi mund ta ndiqni edhe në TVM2.