Maqedoni

Rasti “Monstra”, asnjë vendim as sot, familjarët skeptikë

11.09.2015 18:06

Ka përfunduar seanca ankimore për rastin “Monstra”, e cila zgjati për rreth 8 orë...

Marrë parasysh komplikimin e rastit, vendimi me shkrim do t’i dorëzohet avokatëve dhe të akuzuarve në një afat të caktuar.
 
Avokatët mbrojtës sot para trupit gjykues elaboruan ankesat e tyre që kanë të bëjnë më vendimin e shkallës së parë, e cila akuzoi 6 persona për veprën terrorizëm dhe kërkuan nga Këshilli Gjyqësor që lënda të rikthehet edhe një herë në shqyrtimin në shkallën e parë.
 
Ndërkaq, prokurorja e angazhuar në këtë rast kërkoi që të mbetët  në fuqi vendimi i shkallës së parë, duke hedhur poshtë kërkesën e shkallës së parë.
 
Avokati Raufi shpreh besim në Gjykatën e Apelit dhe pret që të merret parasysh kërkesa e tij.
 
“Pres që Gjykata me ndërgjegje t’i marrë parasysh ankesat tona  dhe të miraton vendim ligjor. Nga përmbajtja e dëshmive, ankesa dhe vendimi sipas nesh janë kryer në shkelje të ligjit”- deklaroi avokati mbrojtës, Gjorgji Nastevski.
 
Familjarët e të akuzuarve janë skeptikë për ndonjë vendim pozitiv.
 
“Për rastin “Monstra” u dënuan me burg të përjetshëm gjashtë persona,  Agim Ismailoviq, Afrim Ismailoviq, Alil Demiri, Haki Aziri, Fejzi Aziri, Sami Luta, ndërsa Rami Sejadi u lirua në mungesë të provave, ku kjo u vërtetua edhe gjatë seancës së sotme”- tha familjari, Bedri Ajdari.
 
FLORIJE BELULI-KAMBERI