Maqedoni
Aksion në Dibër dhe Tetovë, 11 të arrestuar, shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i drogës
11.09.2015 18:17
Policitë e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë në një aksion të përbashkët në Tetovë dhe Dibër kanë arritur të shkatërrojnë një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të drogës, njoftojnë nga MPB...

Gjatë aksionit të koordinuar mes Ministrive të Brendshme të tre vendeve janë arrestuar 11 persona. Gjatë aksionit janë zënë sasi të konsiderueshme të marihuanës, heroinës dhe kokainës.
Të arrestuarit janë pjesë e një grupi ndërkombëtar trafikantësh që merreshin me trafikim lëndësh narkotike. Njëkohësisht të njëjtit ishin të përfshirë edhe në tregtinë e emigrantëve ilegalë, njoftojnë nga MPB.
