Maqedoni

Rilindja Demokratike Kombëtare: Ligj për dekriminalizimin e figurave publike

11.09.2015 18:30

Rilindja Demokratike Kombëtare kërkon që parlamenti të sjellë ligj të ri për dekriminalizimin e të gjithë figurave publike...

“Rilindja Demokratike Kombëtare kërkon që parlamenti të sjellë ligj të ri për dekriminalizimin e të gjithë figurave publike, ngjashëm me ligjin që kohëve të fundit është propozuar për realizim edhe në Republikën e Shqipërisë. Sipas RDK-së, ky ligj do të ishte komplimentar me Marrëveshjen e fundit të Përzhinos, që duhet zbatuar si një obligim i patjetërsueshëm për një fillim të ri dhe të shëndoshë për vendin në përgjithësi. Sjellja e këtij ligji duhet të pranohet si një ide e arsyeshme, duke pasur parasysh se iniciativa dhe zhvillime të kësaj natyre janë duke ndodhë në tërë Ballkanin Perëndimor, si një kërkesë direkte nga organizmat e ndryshëm ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë, ky ligj i ri do të sfidonte të gjithë partitë politike për sinqeritetin e tyre për të respektuar marrëveshjen e fundit për zgjidhjen e krizës së thellë politike”- thuhet në kumtesën e RDK-së.