Botë

Zyrtari amerikan: ISIS-i po përdor armë kimike në Irak dhe Siri

11.09.2015 19:57

Qeveria amerikane mendon se ISIS-i është duke prodhuar dhe përdorur armë kimike në Irak dhe Siri...

Një zyrtar amerikan ka thënë për BBC se janë konstatuar të paktën 4 raste në të cilat është përdorur gazi mustard në formë pudre.
 
SHBA-ja mendon se grupi terrorist ka një ekip të posaçëm që merret me prodhimin e armëve kimike.
 
Edhe Agjencia e Inteligjencës së Jashtme gjermane, BND thotë se ka mbledhur prova të cilat vërtetojnë përdorimin e gazit mustard nga grupi i Shtetit Islamik.
 
Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, agjentët e BND-së zotërojnë mostra gjaku të kurdëve të cilët janë plagosur gjatë përleshjeve me ekstremistët e ISIS.
 
Shefi i BND, Gerhard Schindler pohoi se gazi mustard, që është i një rrezikshmërie tepër të lartë, është përdorur në Irakun Verior.
 
SHBA-ja mendon se grupi terrorist ka një ekip të posaçëm që merret me prodhimin e armëve kimike.