Maqedoni
Shkup, vajza 20 vjeçare tenton të vetëvritet
12.09.2015 12:11
Ndarjen nga i dashuri 20 vjeçarja nga Shkupi, nuk ka mundur ta përballojë....

Pas ndarjes nga i dashuri i saj nga Probishtipi ajo ka tentuar të vetëvritet duke i prerë venët.
Pasi i ka prerë venët është dërguar në spital ku mjekët kanë shpëtuar jetën e shkupjanes 20 vjeçare, njofton tetovasot.
Për momentin në aspektin fizik ajo është stabile, por për mjekët është shqetësuese gjendja e saj psikike, për këtë arsye gjendet nën mbikëqyrje të vazhdueshme psikike.
