Arabia saudite nis hetimet; BFI: Haxhinjët tanë janë shëndosh e mirë
Arabia Saudite ka nisur hetimet e incidentit të së premtes, kur nga rënia e një vinçi në Xhaminë e Madhe të qytetit të shenjtë të Mekës kanë humbur jetën së paku 107 persona...

Ndërkohë, 250 të tjerë kanë kërkuar ndihmë në spital, pasi janë plagosur nga aksidenti që besohet se ka ndodhur për shkak të kohës së keqe.
Zyrtarët kanë thënë se erërat e forta dhe shirat e furishëm kanë shkaktuar rënien e vinçit, deri sa në hapësirën e Xhamisë kanë qenë 800.000 persona gjate kohës kur kryhen lutjet e së premtes, saktësisht në 17:23 me orën lokale.
Aktualisht, Meka është duke u përgatitur për pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit në të cilin vend janë drejtuar edhe shumë besimtarë të vendit. Bashkësia Fetare Islame permes nje komunikatë informon se haxhinjtë e Maqedonisë që gjenden në Arabinë Saudite janë shëndoshë e mirë.
Madje haxhinjtë tonë që udhëtuan me autobusa prej Maqedonie gjithë gjenden në Medine, përderisa fatkeqësia ndodhi në Meke thekson përgjegjësi i Haxhit për të gjithë haxhinjtë e Maqedonisë Irsal Jakupi duke përfunduar me lutjen “Allahu i mëshiroftë ata të cilët ndërruan jetë në këtë fatkeqësi.
Ai se bashku me myftiun e Shkupit Rexhep Jusufi ndodhen ne Meke per te pare situaten nga afer menjehere pas tragjedise e cila ndodhi ne xhamine e madhe ne Meke gjate oreve te pasdites se djeshme .Qindra mijëra njerëz pritet që të shkojnë në këtë vend nga e gjithë bota në fund të këtij muaji.
Autoritetet saudite janë përgatitur qysh tani për të përmbushur të gjitha kushtet e pritjes së miliona myslimanëve, të cilët do të mblidhen në vendin e shenjtë të Mekës. Xhamia e Madhe, e njohur si Masjid al-Haram, është xhamia më e madhe në botë dhe rrethon vendin e shenjtë të Islamit, Qaben.
Vitin e kaluar, mbretëria arabe reduktoi numrin e njerëzve të lejuar për të performuar në ritin e Haxhit, kjo për shkak sigurie sepse po punohej për të zmadhuar Xhaminë e Madhe e cila është e rrethuar nga një numër i madh vinçash si pjesë e një projekti që aktualisht është duke u zbatuar për të rritur fushën e saj me 400,000 metra katrorë, ku do të vendoseshin deri në 2.2 milionë njerëz.
MERITA GASHI
