Botë

Nga shpërthimi i bomboles së gazit vdesin 80 njerez

12.09.2015 13:06

Të paktën 80 persona humbën jetën gjatë shpërthimit të bombolës me gaz në një restorant në qytetin Petlavad...

Të paktën 80 persona humbën jetën gjatë shpërthimit të bombolës me gaz në një restorant në qytetin Petlavad, në shtetin qendror indian Madhia Pradesh, kumtuan autoritetet lokale, transmeton BTA.

Nga rrënimi i kulmit ka edhe një numër të madh të personave të lënduar. Restoranti, i cili gjendet në afërsi të stacionit të autobusëve në qytet, ka qenë plotë me njerëz kur ka shpërthyer bombola.

Ekipet shpëtuese kanë tërhequr 80 trupa nga rënojat dhe vazhdojnë të kërkojnë të mbijetuar. Petlavad është 300 kilometra në perëndim, të kryeqytetit të shtetit Bopal.