Kulturë

Filmi dokumentar “Besa-Premtimi”, roli i shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve

12.09.2015 14:03

Në muzeun e Holokaustit në Shkup mbrëm u promovua filmi dokumentar “Besa-Premtimi”...

Filmi  flet për rolin e madh të shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore në shpëtimin e familjeve hebrenje nga nazistët gjermanë dhe bullgarë.
 
Njëra prej protagonistëve, e mbijetuara e Holokaustit Drita Feraxhi nga Izraeli, rrëfeu misionin humanitar te një familjeje shqiptare e cila e ka shpëtuar atë dhe  familjen e saj. 
 
“Kjo është një mundesi e mirë për ti thënë popullit shqiptarë që na shpëtoi, që mi shpëtoi prindërit e mi gjat luftës së dytë botërore prej vdekjesë së sigurt. Ata ishin të lindur në Shkup dhe u shpërngulën në Shqipëri më datë 10 mars 1943. Një ditë më pas, të gjith familjet i çuan në monopol për të deportuar në Treblink. Asnjë prej tyre nuk u kthy. Vetëm unë dhe prindërit e mi mbetëm në Shqipëri, unë jamë lindur në Shkodër”, shprehet protagonistja Drita Faraxhi.
 
Dokumentari “Besa-Premtimi” është mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Komuna  e Çairit, Instituti per Trashigimi Kulturore dhe Shpirterore te shqiptareve ne Maqedoni   si dhe nga Ambasada e SHBA ne vend.
 
“Ne si shqiptarë ndihemi krenar që kemi luajtur një rol të tillë shumë pozitiv dhe thellesisht human në një situate tejet e vështir edhe për vetë faktin për egzistencën tonë si popull. Shpresojmë dhe besojmë se edhe projekti dokumentar filmik “Besa-Premtimi” do ten a jep më tepër informacione, frymëzime, dhe mësime nga e kaluara që të mund të shohim dhe të bëjmë  nje të ardhme me te  mirë dhe më të ndriçme”, shprehet ministry I arsimit dhe shkencës, Abdilaqim Ademi.
 
“Së pari nuk mendoj se Besa mund të përkthehet në asnjë gjuhë se besa është më shumë se vetëm premtim. Ajo është kot adhurimi shqiptarë. Së dyti shpreh kënaqësinë që I përkas kombit shqiptarë që të më bënë të mburem me humanizmin që sot ja njeh edhe bota mbarë,ndërsa për fund do ti kisha uruar shqiptarët”, shprehet drejtori I ITKSSH-së, Skender Hasani. 
 
“Jam shumë i lumtur që SHBA  ka pasur një rol të vogël për ta realizuar këtë  ndodhi. Ambasada amerikane dërgoj një pjesë e njerzëve që të mësojnë se si ne jemi ballafaquar dhe si të hapim një diskutim të sinqertë rreth të kaluarës sonë. Filmi dokumentar rrëfen një tregim universal dhe ka të bëjë me vuajtjen e njerzëve, dhe për fuqin e individëve që janë ngrit në kohën e tragjedisë”, shprehet ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli.
 
“Kjo është një fotografi, një fillim, një faqe e një libër një kapitull i librit të begatshëm të historisë ku do ti hapim anës së mirë të shpirtrat të njerziut të më të vlefshme të nxitur nga mirësia dhe humaniteti”, shprehet kryetarja e komunitetit të evrejëve në Maqedoni Berta Romani Nikoliq.
 
Në promovimin e këtij filimi të pranishëm ishin dhe shumë ambasadorë dhe përfaqësues të lartë politikë dhe perfaqesues te larte fetar në Maqedoni.
 
REXHEP QAMILI