Maqedoni
Familja dy anëtarëshe mbetet pa kulm mbi kokë, zjarri u shkrumbon shtëpinë
12.09.2015 14:46
Pasdita e 2 shtatorit ishte e kobshme për Xhemail Ziberin dhe për nënën e tij të fshatit Llërc...

Pasdita e 2 shtatorit ishte e kobshme për Xhemail Ziberin dhe për nënën e tij të fshatit Llërc, pasi që ajo pasdite ia morri gjënë më të vlefshme materiale që ata kishin, shtëpinë.
Gjithë atë që kishin investuar për më shumë se 50 vjet, e humbën vetëm për një orë, si pasojë e zjarrit që kaploi shtëpinë. Xhemail Ziberi është i papunë dhe jeton vetëm me nënën e cila është person me nevoja te vecanta.
Duke mos I mjaftuar mundi qe ben me nenen e semure, tani ky njeri sprovohen edhe me humbjen e shtëpisë.
Në fytyrën e Xhemailit qartazi shihej mërzia dhe pikëllimi që e kishin kapluar atë. Tregon ngjarjen më të tmershme që ai e kishte përjetuar ndonjëherë, por përsëri thotë se kanë pasur fat që nuk kanë qenë në shtëpi.
“Ngjarja ndodhi pasdite kah ora 5:20. Nëna kishte dalur për të blerë diçka, unë kam qenë në qytet, kur ka parë ka dalë flaka, janë habitur të gjithë, unë fatmirësisht kam qenë në Tetovë”, shprehet Xhemail Ziberi.
Kjo familje ka 2 javë që po jeton të pa strehë, Ekipi I TVM2 nga afër regjistroi pamjet ku shihet se kane mbetur ne qiell te hapur dhe pa kulm mbi koke. Jeta e tyre edhe ashtu e mundimshme tash me eshte transferuar ne nje jete akoma me mizore, aq me teper kur ne ato moment derisa ekipi yne qendoi aty shiu I cili binte vazhdimisht lagte trupin e tyre. Xhemaili tha se nëna e tij ka problem shendetesore dhe nuk pranon që të shkojë në shtëpi tjetër.
“Zjarri që ka kapluar shtëpinë e Xhemailit ka lënë pa kulm mbi kokë atë dhe nënën e tij. Ata tashmë jetojnë jashtë duke mos e ditur se si do i pret mëngjesi”.
Xhemaili ndjehet I brengosur per fatin e tyre te metujeshem, momentalisht janë të rrezikuar nga ndonje lendim I cili mund tju vije sepse te kalohet sh nata jashtë, mund tju bie ndonjë tulle mbi koke nga era e fuqishme. Ditet po kalojne kurse moti vjen duke u ftohur. Xhemaili kërkon ndihmë nga bashkëatdhetarët e vet.
“Zjarri ka kapluar krejtazi shtëpinë janë djegur të gjitha orenditë që ka pasur. Ja siç e shihni kështu kemi mbetur. Ja tash këtu jetojmë. Jetoj vet me nënën, nëna është me të meta mendore, kush ka mundësi për të na ndihmuar diçka, për shkak se kemi mbetur në qiell të hapur. Për 50 vjet që kemi investuar në këtë shtëpi për një orë shkoi”, shprehet Xhemail Ziberi.
TVM2 shpreson qe si cdo here tjeter edhe kesaj rradhe do te gjenden njerez human per ti dale ne ndihme kesaj familjeje 2 anetareshe, tia ketheje serish buzeqeshjen te cilen e humbi, pasi zjarri i pa pritur brenda 5 minutave mbeti pa asgje.
Zjarri fshiu dhe dogji gjithcka qe eshte punuar per plot 50 vite jetese ne kete vend. Ne shpresojmë që të gjenden njerëz human që do të ndihmojnë këto 2 anëtarë.
Në këto ditë që po afrohet edhe festa e Bajramit, shpresojmë që njerëzia nuk do të ketë vdekur dhe të bëhemi shkaktar për të kthyer buzëqeshjen kësaj familje 2 anëtarëshe.
ERSAN PAJAZITI
