Botë
Reagimet për AKSH - Lugina e Presheves
12.09.2015 16:01
Brukseli, kerkon nga palet ne rajon te ruajne gjakftoftësinë dhe problemet t’i zgjigjidhin ne mënyre paqesore duke i dhënë prioritet...

Brukseli, kerkon nga palet ne rajon te ruajne gjakftoftësinë dhe problemet t’i zgjigjidhin ne mënyre paqesore duke i dhënë prioritet dialogut e asesi me force apo vendime të njanshme ne rajon.
Sipas zëdhënëses së përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme maja Kocijancic “Asociacioni Bashkësia e komunave me shumicë serbe është rezultat i negociatave të veçanta që kanë ndodhur nën dialogut Beograd-Prishtinë..” thuhet fillimisht te reagimin e Brukselit.
“Kur është fjala për pakicën shqiptare në Serbi, Serbia ka angazhuar të zbatojë një politikë ndaj pakicave kombëtare, në përputhje me detyrimet e parashikuara në Konventën Kornizë së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen dhe Kartën Evropiane përte mbrojtur pakicat, gjuhen, simbolet dhe mes tjerash kulturen..” ka deklaruar Kocijancic per mediat preshevare.
Ndërsa lidhur me kerkesën e liderëve dhe përfaqësuesve nga Lugina e Preshevës që edhe cështja shqiptare në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë të perfshihet ne procesin e dialogun të Brukselit mës Kosovës dhe Serbisë, Kocijancic ka pohuar se “bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, sikur edhe nje takimet e shumta te realizuara vetem mes mes dy krymnistrave janë të përqëndruara kryesisht mbi cështje teknike, pa prekur fare statusin e Kosovës.
Ne në Bruksel i kuptojmë shqetësimet e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, por kjo e tërë varet nga dy krimeministrat.
Prandaj, për Luginën e Preshevës mund të flitet në Bruksel, nëse pala serbe dhe kosovare janë dakord dhe se kjo pyetje para Brukselit, duhet shtruar se pari autorititeve në Beograd dhe atyre në Prishtinë.” Eshte shprehur Kocijancic.
