Kulturë
Teatri shqiptar i i kumanovës shfaqi premierën “Rrënjët e Kullës”
12.09.2015 16:08
“Rrënjët e Kullës” përjetim i dhimbshëm shumëdekadësh Teatri Shqiptar i Kumanovës, mbrëmë shfaqi premierën e shtatë me radhë...

“Rrënjët e Kullës” përjetim i dhimbshëm shumëdekadësh Teatri Shqiptar i Kumanovës, mbrëmë shfaqi premierën e shtatë me radhë, "Rrënjët e Kullës” të autorit Nazmi Beqiri, kurse në regji të Vebi Qerimit.
Publiku artdashës i Kumanovës përmes këtij realizimi të shkëlqyeshëm skenik pati rastin ti përkujtojë përjetimet e dhimbshme shumë dekadëshe të shqiptarëve në trojet e ish Jugosllavisë përmes përndjekjeve, torturave e arrestimeve të ndryshme.
Për realizimin e suksesshëm të premierës “ Rrënjët e Kullës” u përkujdes trupa artistike në përbërje: Zijadin Murtezi, Ismail Kasumi, Qazmedin Nuredini, Mirsad Abazi, Sefedin Shabani, Ylber Murtezi, Shkëlqim Islami, Mendim Murtezi, Shkumbin Zeqiri, Enver Halimi, Sara Bajrami, Rezart Nuredini dhe Gentiana Ramadani.
NEXHAT AQIFI
