Maqedoni
Investime kapitale për Tetovën dhe Malësinë e saj, Arifi përmirëson infrastrukturën rrugore
12.09.2015 16:30
169 milion denarë investime në infrastrukturën rrugore dhe hapsinore, si në qytet ashtu edhe në zonat rurale, paraljamëroi kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi...

169 milion denarë investime në infrastrukturën rrugore dhe hapsinore, si në qytet ashtu edhe në zonat rurale, paraljamëroi kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, gjate nje conference qe mbajti per mjetet e informimit.
Arifi njoftoi se mjetet e nevojshme për rekonstruim e këtyre rrugve janë sigururar nga buxheti komuanl i Tetovës si dhe nga thirjet e hapura të Agjencioneve për Përkraje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015 ku nga ky agjencion ka arritur të fitoj mjete financiar prej 70 milion denar.
Nga buxheti vetanak i komunës së Tetovës për këtë vit është paraparë rekonstruimi i plotë i rrugëve, investim i cili kap vlerën totale prej 47 milion denarëve.
“Në këtë drejtim Komuna e Tetovës, këtë vit ka paraparë projekte për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe planifikimit hapësiror, si në qytet ashtu edhe në zonat rurale, ku ky lloj intervenimi institucional është më se i nevojshëm. Bëhet fjalë për projekte për rekonstruim të plotë të rrugëve egzistuese në qytet, si dhe në zonat sub-urbane dhe rurale të komunën së Tetovës”, shprehet kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Arifi u shpreh se një ndër investimet më kapitale në infrastrukuren rrugore në qytet është padyshim rruga 172 e cila lidh fshatrat Reçicë e Vogël dhe Reçicë e Madhe me Qytetin e Tetovës ku si e till ka një frekuentim të lartë nga qytetarët e kësaj ane.
“Edhe për këtë rrugë punimet pritet të fillojnë ditët në vazhdim. Me rekonstruimin e plotë të kësaj rruge do të bëhet shtrimi me asfalt në gjatësi prej 917 metrash dhe gjërësi 6 metra, vendosja e kanalizimit atmosferik në gjatësi 825 metra, kanalizimi fekal me 917 metra gjatësi si dhe vendosja e ndriçimit publik. Vlera e përgjithshme e këtij investimi është 28.5 milion denarë”, shprehet kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Arifi ne konferencen e sotme per media theksoi se të gjitha këto projekte për të cilat tani më është siguruar financim, pritet që deri para perfundimit te ketij viti të mbarojë procedura e prokurimit kur edhe do të bëhet përzgjadhja e kompanive që do të realizojnë aktivitetet ndërtimore dhe projektuese.
Të njëjtat pritet që të realizohen me fillimin e sezonit ndërtimor, gjegjësisht në pranverën e vitit 2016.
VISAR SADIKI
