Maqedoni
Emigrantëve në Gjevgjeli: Për 24 orë, 2.931 emigrantë në Maqedoni
12.09.2015 16:42
Vazhdon fluksi i madh i refugjatëve që hyjnë në Maqedoni. Qindra emigrantë edhe sot u strehuan përkohësisht në Gjevgjeli...

Vazhdon fluksi i madh i refugjatëve që hyjnë në Maqedoni. Qindra emigrantë edhe sot u strehuan përkohësisht në Gjevgjeli, para se të transitojnë përmes vendit tonë drejt vendeve evropiane.
Sipas të dhënave të MPB-së vetëm për 24 orë të fundit në vend kanë hyrë 2.931 emigrantë, mes tyre 1.762 burra,439 gra,551 fëmijë me prind dhe 179 fëmijë të vetmuar.
Emigrantët e arritur sot që në orat e para të mëngjesit këtu e priteshteshin trenin në stacionin hekurudhorë.
Një pjesë e tyre u e braktisën vendin, ndërsa të tjerët mbetën për të udhëtuar me treni i rradhës.
“Ne jemi këtu prej 5 të mëngjesit dhe shpresojmë se nesër në mëngjes do të jemi në Gjermani”, shprehet emigranti nga Siria.
“Në Gjevjgeli jemi gati 6 orë, 6 orë jemi duke e pritur trenin. Nuk ka rregulla për ne, një gjë është kryesore të kalojmë përmes marshutës e transitimit”, shprehet emigranti nga Siria.
Kampin e refugjatëve në Gjevgjeli e vizitoi ministri i Mbrojtës Zoran Jollevski. Ai u takua me përfaqësuesit e UNHCR-së në Gjevgjeli duke diskutuar për përmisimin e kushtëve të refugjatëve në këtë kamp.
“Jam këtu për të vizituar dhe takuar refugjatët dhe ushtarët e ARM-së që vazhdimisht po japin ndihmë dhe mbështeje refugjatëve këtu. Me përfqësuesit e komisionit të lartë i refugjatëve të UNHCR-së diskutuam dhe shkëmbyem përvoja për atë se si duhet tua lehtësojmë udhëtimin e refugjatëve nëpër Maqedoninë drejt evropës”, shprehet ministri i mbrojtjes Zoran Jollevski.
“UNCHR është duke punuar fuqimisht për tu përballur me situatën e krijuar. Ne komunikojmë dhe bashkëpunojmë vazhdimisht me Qeverin dhe me të gjitha institucionet dhe ministrit të Maqedonisë me qëllim ti ndihmojmë emigranët gjatë udhëtimit të tyre në Maqedoni dhe Evrop”, shprehet drejtori i UNHCR-së, Muhamet Ariz.
Prej datës 19 qershor deri më 12 shtator të këtij viti janë dhënë 72.674 vërtetime për shtetas të huaj. Të gjithë të ardhur nga zonat e luftës në Lindjen e Mesme.
REXHEP QAMILI
