Maqedoni

Simpozium për Nënë Terez, Nënë Tereza një bijë shkupjane

12.09.2015 16:58

Shqiptarët nuk mundë të gjejnë formë më të mirë të bashkimit se sa në emrin dhe në veprën e Nënës Terezë...

Shqiptarët nuk mundë të gjejnë formë më të mirë të bashkimit se sa në emrin dhe në veprën e Nënës Terezë, jeta dhe vepra e së cilës i bënë krenar të gjithë shqiptarët.
 
Në nderim të veprës së Nënës Terezë  komuna e Cairit organizon simpoziumin shkencor me temë Shkupi nderon bijën e saj Nënë Terez. 
 
Ky simpozium mbahet në kremtimin e 65 vjetroti  të themelimit  të urdhërit të misionareve të bamirsise që Nëna Terez themeloi në Kalkut të Indis me 10  shtator 1950.
 
Sipas Profesor Gzim Alpioni theksoi se vitet e femijeris  nuk janë më të rëndësishmet, por janë përcaktuese për individin.
 
Sipas profesor Alpionit, influenca e tradites, motivet qe e shtyne te behet murgesh dhe roli i vendlindjes se saj Shkupit, esht len gjithmon në neglizhenc nga studiuesit dhe autoret e librave te ndryshem mbi Nënën Terezë. 
 
“Të flasësh për Nënë Terez  për mua të vishë në Shkup është pak si arogancë kur Nënë Tereza është bija juaj. Por kur filluat ju të interesoni për Nënë Terezën dhe cfarë ju lidh juve me Nënë Yerezën  në aspektin akademik. Nënë Terezën ne duhet ta ndajmë ta përvetësojmë urojë që politika e ballkanit të kuptojë akoma më tepër për misionin human të Nënë Terezës dhe besoj se Nënë Tereza gjithmonë do të jetë një frymëzuese për të gjithë njerëzit panvarësihtë nga feja apo nacionaliteti për të treguar se ne në ballkanë dimë të bisedojmë”, shprehet profesori Gëzim Alpioni. 
 
Nëna Tereza kerkonte Njeriun ne Zotin dhe Zotin ne njeriun, andaj vepra e Nenes Terez është veper hyjnore, sipas Don Lush Gjergjit.
 
“Shumë studiues të Nënë Terzës e kanë shqyrtzuar kushtet rrethanat motivet e braktisjes  se saj dhe rregullit të misionarëve  të loretos ku kishte kaluar 18 vite. Është interesante edhe ky paralelizëm 18 vjecare niset prej Shkupit  drejtë Zagrebit pasatj Irlandes dhe prej Irlandës për 6 jave me anije  drejtë kalkutës”, shprehet biografisti i shquar i Nënës Terez, Don Lush Gjergji. 
 
Ndërsa drejtori i i instituitë të  trashigimisë kulturore  Skender Hasani  apeloji deri tek institucionet përkatëse të mos humben gjurmët  e shtëpisë dhe rinisë së Nënë Terezës sepse është paraparë që pikërishtë në atë vendë të ndërtohen disa shkallë barok që është pjese e projektit të shkupit 2014. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ