Maqedoni

Vazhdojnë bisedimet për prokurorin special

12.09.2015 17:12

Kane mbetur edhe tre dite nga afati i caktuar per zgjedhjen e prokurorit Special , dhe deri tani akoma nuk eshte arritur ndonje marreveshje...

Bisedmet mes anetareve te grupeve punuese kane vazhduar edhe gjate pasdites se sotme , meqe takimi I djeshem dhe bisedimet maratonike te cilat kane zgjatur deri ne oret e vona te mbremjes nuk kane rezultuar me ndonje  marreveshje  konkrete.

Pika me problematike per te cilen po diskutojne grupet punuese vazhdon te jete  ekipi i prokurorit Special, numri i ndihmes prokuroreve apo zevendesave te tyre , sherbimet e eksperteve , autonomia financiare , puna e pavarur e prokurorit dhe ekipit te tij nga prokuroria aktuale e Maqedonise.

Jo zyrtarish kuptojme qe prokurori special do te kete autorizim qe vete te formoje ekipin e tij.   Grupet punuese  gjithashtu jane  duke biseduar edhe per emrin , kush do te jete prokurori i ri special.  

Secila parti ka dorezuar tash me listen me emra  te propozuara,  por te njejtat nuk behen publike per opinionin.

Ndryshe mbreme eksperti nga Belgjika Piter Van Hojt  I cili I ndermjeteson bisedimet ndermjet partive politike deklaroi se ekzistojne probleme  serioze, sepse nje parti e madhe politike nuk i respekton marreveshjet per afatet.

Ndërmjetësuesi i BE-së Piter Van Hojt, nuk zbuloi se cila është partia që po frenon procesin, por shprehu shqetësimin për qasjen e kësaj partie politike, e cila është në kundërshtim me vlerat evropiane.  

Grupi punues me ndërmjetësimin e të dërguarit special të BE-së Piter Van Hojt, në orët e mbrëmjes u takuan për të diskutuar draftin e përgatitur për amendimin e Ligjit për Prokurorë Publik.

Qytetarët e Maqedonisë janë përcaktuar për anëtarësimin e vendit  në BE dhe kjo nënkupton edhe pranimin e vlerave të BE-së, thotë Hojt, duke shtuar se një ndër vlerat kryesore të BE-së është llogaridhënia e zyrtarëve  publik para opinionit.

Prokuroi special duhet të vendos këtë sistem vlerash, theksoi mbreme Hojt I cili ka shtuar se ka akoma kohe  qe deri me 15 shtator  te arrihet marreveshje. 

MERITA GASHI