Maqedoni

O.H “Kalliri i Mirësisë” përuron objektin e ri, qendra në shërbim të popullit

12.09.2015 17:15

Organizata humanitare “Kalliri i Mirësis” pas 24 vite punë përurohet me qendër të re...

Qëllimi i kësaj qendre është që  te jetë në shërbim të popullates,si dhe  do të përpiqet që të bëjë zhvillimin e gjitheanshëm të shoqërisë theksoi kryetari i OH “Kalliri i Mirësise” Rufat Sherifi. 
 
“Punë dhe një endër që ka qenë e kahershme.  Ka qenë një kërkesë  një obligim për ne. Angazhimet e mëdha që i ka pas organizata,  këtë e kanë kërkuar edhe lutjet e bonjakve  të cilët kanë dashur  shumë bonjak si ata të kenë fatinë  të përfitojnë nga organizata. Të varfërti në këtë shtëpi të gjenjne atë që shpresojnë. Për atë ka punuar edhe shumë  veprimtarë themelues dhe aktivistë të Kallirit të Mirësisë  24 vite me rradhë”, shprehet kryetari i organizatës humanitare Kallliri i Mirësisë, Rufat Sherifi. 
 
“Në emër të organizatës botërore  Mersi Internacional nga Kuvajti  në emër të popullit  të Kuvajtit  ju falemderoj të gjithëve  dhe shpresoj se kjo ndërtesë , kjo qendër të jetë një nismë e re, një shtim i punës mirsive dhe humanitetit”, shprehet donator nga Kuvajti, Velid Ve Suljeman.
 
Organizata humanitare Kalliri i Miresise arriti të ndërtoje objekt me kushte të larta , si dhe zgjerim të mëtejmë të veprimtarisë së saj.
 
REJHANE BUSHI-METAJ