Maqedoni
Ahmeti: Prokurori duhet të zgjidhet deri në 15 shtator, palet ti përmbahen marreveshjes
12.09.2015 18:25
Ne nje interviste per te perditsdhmen “Koha” Lideri i BDI-së Ali Ahmeti përsëriti qëndrimin e BDI-së sa i përket Prokurorit Special...

Ahmeti edhe nje here eshte shprehur se prokurori duhet te zgjidhet deri të martën më 15 shtator.
Lidhur me numrin e prokurorëve, BDI propozon që të ketë 3 prokurorë shqiptarë në mesin e 8 prokurorëve që do të përbëjnë stafin e prokurorit special. Lideri i BDI-së Ahmeti i shpaloste këto qëndrime, në një intervistë për të përditshmen “Koha”.
“Qysh ditën e parë kemi shprehur gatishmërinë për të prezantuar edhe kandidat potencial për këtë post të rëndësishëm dhe këtë e kemi bërë tashmë edhe zyrtarisht, pa paragjykuar zgjidhjen përfundimtare e cila duhet të jetë konsensuale midis katër partive politike dhe komunitetit ndërkombëtar”, tha kreu I BDi-se Ali Ahmeti.
Në intervistë, mes të tjerash Ahmeti flet edhe për zhvillimet e tjera politike si dhe per akuzat e fundit për korrupsion në rastin “Maxhar Telekom”.
Këto akuza Ahmeti i quan shpifje që kanë për qëllim dëmtimin e BDI-së dhe shqiptarëve në prag të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
“Në të njëjtën vijë është edhe fushata intensive me shpifje nga më të ndryshmet në adresë timen dhe të BDI-së përfshirë edhe pretendimet e një eksponenti të shërbimit sekret të dënuar për mashtrim, i cili bën përpjekje të implikojë emrin tim dhe të bashkëpunëtorëve, në një ngjarje inekzistuese të para 10 viteve. Unë ju siguroj që të gjitha këto konstruksione janë shpifje ordinere në shërbim të fushatës së lartpërmendur dhe për fat të keq qytetarët do të terrorizohen edhe më shumë me lajme të tilla deri në përfundim të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm”, u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Te gjithe te dyshuarit deri me tani per kete afere jo vetëm qe I mohojne akuzat por theksojne edhe per padi në gjyq ndaj te gjitheve qe njollosin figurat e tyre.
MERITA GASHI
