Maqedoni

Analistët optimist për emerim në afatin e caktuar

12.09.2015 18:48

Politikanët ndërkombëtarë janë të bindur se deri më 15 shtator Maqedonia do të ketë zgjidhur çështjen e prokuroit special...

Këto zëra kanë qenë të fuqishëm javën që lam pas, bindje të cilën  njëkohësisht e kanë edhe analistët politik.
 
Nëse do kishim pyetur vullnetin e elitës politike sigurisht nuk do të ishte arritur as marreveshja  e Përzhinos, thekson analisti politik, Albert Musliu,  por faktori ndërkombëtarë ka kuptuar se në vend nevojitet në diplomaci e mbështetur në detyrim. 
 
“Kjo është dicka që ato janë të obliguar ta implementojnë veçanërisht atë pjesë të Marrëveshjes së Përzhinës që janë të theksuara me data. Ashtu që jam shumë i bindur se ne me 15 do të kemi prokuror special dhe ai me 16 do të fillojë me punë. Prej vullnetit politik do të varet gjithsesi edhe puna e atij,  a do të ketë obstruksione, a do të ketë santazhe, por gjithsesi ne deri në atë datë do të kemi prokurorë special dhe bazën  ligjore në kuadër të së cilës prokurori special do të veprojë”, shprehet analisti politik Albert Musliu.
 
Ish diplomati Denko MAleski mbeshtet  qendrimin e palekundur te nderkombetareve per diten vendimtare per prokurorin special por ne anen tjeter thote se qytetaret  edhe pse duan sikur nuk mund ti besojne deklaratave se data 15 shtatori do ta gjen maqedonine me emer te caktuar te prokurorit special I cili do ti rreket punes menjehere diten e neserme pas 15 –shit te ketij muaji.
 
“Deklarata e përfaqësuesit evropian Orav, është optimiste dhe besoj se ky optimizëm bazohet nga realitieti i tij gjatë mërrëveshjeve. Mendoj se disponimi dhe pritja nga opinioni është se partitë nuk do të mund të arrinë pajtueshmëri në këtë afat për prokurorin special, por megjithatë nëse ambasadori shef se është e mundshme dhe e realizueshme kjo,  do të ishte shumë shumë e rëndësishme për Maqedoninë”, shprehet ish diplomati Denko Malevski.
 
Zyrtarët ndërkombëtartë që nga arritja e Marrëveshjes së qershorit, e cila u plotësua me aneks në takimin e Përzhinës, vazhdimisht kanë theksuar se nuk do të lejohet shtyerja e afatit të implementimit të marrëveshjes në fjalë.
 
Gjithsesi, prokuri special ka qenë pika më e nxehtë  gjatë gjithë  debateve mes përfaqësuesve të partive politike.
 
NERMIN MULAKI