Botë

Berlin: Progres i rëndësishëm në bisedimet për Ukrainën

13.09.2015 12:34

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka thënë se është bërë “progres i rëndësishëm” kah zgjidhja e konfliktit në pjesën lindore të Ukrainës...

Nga ana tjetër, ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se mbesin dallime në çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në territoret që janë nën kontroll të kryengritësve, por “mbresë e përgjithshme është se këto dallime mund të kapërcehen”.

Marrëveshja për armëpushim e arritur në muajin shkurt në Minsk të Bjellorusisë, pothuajse rregullisht është shkelur, por prej 1 shtatorit një armëpushim i ripërtrirë në përgjithësi është respektuar.

Prej prillit të vitit 2014, kur ka filluar konflikti në pjesën lindore të Ukrainës, janë vrarë më se 7,900 vetë.