Kriza e Klandenstinëve: Të martën, ligje më të ashpra për migrim
Klandestinët vazhdojnë t’i pushtojnë kufijt e Ballkanit. Në pragë të zbatimit të ligjit në Hungari...

Klandestinët vazhdojnë t’i pushtojnë kufijt e Ballkanit. Në pragë të zbatimit të ligjit në Hungari ku kalimi ilegal i kufijëve në këtë shtet do të trajtohet si vepër penale dhe do të jetë e denueshme me burg për emigranëtët, vërehet një fluks i madh i klandestnëve në këtë zonë.
Qeveria Hungareze me të madhe është duke u përgaditur për zbatimin e këtij ligji, duke vazhduar kështu me ndërtimin e murrit përtej kufirin me Serbinë.
Deri më tani nuk ka informacione se çfarë saktë do të ndodhe të martën në Hungari me refugjatët kur fillon zbatimi i ligjeve të reja më të ashpra hungareze për migrim. Një numër i madhë të refugjatëve e shfrtyzojnë këtë periudhë për të hyrë në Hungari.
Për 24 orët e fundit në kufririn me Serbine dhe Hungarine kanë transituar më shumë se 4 mijë refugjatë, që është një record i ri.
Një pjesë e tyre janë strehuar në tendat e hapura në një fushe futbolli, ndërsa të tjerët ndodhen në tendat e Agjencisë të Kombeve të Bashkuara të UNHCR-së.
Ne nderkohe fillojne te biejne sirenat e kuqe edhe ne Gjermani .Policia e Gjermanisë sot ka tërhequr vërejtjen se qyteti i Munihut, është në fund të kapaciteteve të veta për t’i pritur migrantët që hyjnë nga Austria në Gjermani. Policia gjermane tha se dje se në Munih kanë arritur gjithsej 12, 200 migrantë.
Afro 700 vetë kanë arritur sot në mëngjes në stacionin kryesor hekurudhor në këtë qytet, njofton zëdhënësi i policisë federale gjermane.
Nga fillimi i vitit deri më sot në Hungari kanë hyrë mbi 175.000 refugjatë kryesisht sirian te cilet jane strehuar ne vendet e Bashkimit Evropian, kryesisht ne Gjermani.
REXHEP QAMILI
