Botë

Sulm i rrebelëve kurd, vriten 3 polic turk

13.09.2015 13:48

Në dy sulme të ndryshme terroriste në Şırnak dhe Diyarbakır të Turqisë kanë mbetur të vdekur 3 policë si dhe janë plagosur gjashtë të tjerë...

Anëtarë të organizatës terroriste PKK, nga një mjet i ngarkuar me lëndë shpërthyese kanë ndërmarrë një sulm ndaj ekipit të forcave të policisë të cilët ishin në detyrë.

Terroristët pas sulmit kanë qëlluar edhe me armë automatike  ku më pas janë përballur edhe me kundërpërgjigjen e forcave të policisë.  

Menjëherë pas sulmit për kapjen e terroristëve ka nisur një operacion nga ajri, ndersa burimet flasin se gjithashtu ne kete perleshje u vranë 2 terroristë.  

Burimet e Anadollu Agency flasin rrebelet kurd  kanë ndërmarrë një sulm me raketahedhëse ndaj ekipit të policisë në zonën ku po punonin për të mbyllur hendeqet e hapura nëpër rrugët të rajonit nga PKK.

Nga sulmi ka humbur jetën polici i cili po drejtonte makinerinë, ndërsa një tjetër është plagosur.