Maqedoni
Sahiti qetëson: Dru do të ketë për të gjithë
13.09.2015 13:54
Sa më shumë po afrohet vjeshta, ndër qytetarët e Kumanovës me rrethinë gjithnjë e më shumë po shtohen kërkesat për të siguruar dru për ngrohje...
Mbase me të drejtë pasiqë edhe pse mund të gjenden me vështirësi, ato shiten me çmime të larta marramendëse madje deri në 3.600 denarë për një metër.
Ndërkohë që drejtori i njësisë së Pyjeve të Maqedonisë në Kumanovë, Vaid Sahiti gëzon qytetarët duke thënë se pas 25 shtatorit dru do të ketë me bollëk edhe atë me çmim standard prej 2.371 denarë.
Sahiti gjithashtu na njohtoi se numri i prerjes së paligjshme të drunjëve nëpër pyje sivjet ka qenë më i vogël, sikurse edhe numri i zjarreve të regjistruara.
NEXHAT AQIFI
