Maqedoni
Profesorët universitar: Rritet numri i studentëve që studjojnë jashtë vendit
13.09.2015 14:02
Fluksi i studentëve që vazhdojnë studimet jashtë vendit cdo ditë e më tepër rritet...

Studimet jashtë vendit japin mundësi për përvetësimin e gjuhëve të huaja, janë kreative dhe cilësore dhe janë mënyrë e mirë për përvetësimin e gjuhëve të huaja thonë studentët.
Sipas studentëve kur pundhënësit përcaktohen për të pranuar puntor, prioritet kanë ata student që kanë studjuar jashtë vendit dhe janë paisur me njohuri dhe aftësi. Arsyeja kryesore për studimet jashtë vendit sipas tyre është punësimi dhe ofrimi i perspektivës për të rinjtë.
“Në vendet e jashtme mendoj se kanë perspektivë më të mirë dhe i kanë kushtet më të mira. Arsyeja është papunësia në Maqedoni sepse studentët po mbarojnë fakultetet mirëpo nuk gjejnë punë”, shprehet studenti.
“Askush nuk do kishte dashur të dalë jashtë vendit kur në Maqedoni i sigurohet puna mirëpo ne kemi raste kur me magjistratura me doktorate janë pa punë dhe ku mbetën studentët me fakultete”, shprehet studenti.
Kjo dukuri e largimit te trurit jasht, eshte tejet brengosese, sidomos per eliten intelektuale dhe akademike ne ved. Sipas tyre studentët pas përfundimit të studimeve në vendet e jashtme, fatkeqësisht nuk kthehen me në vendin tonë.
I ketij mendimi eshte Profesori Universitar Asllan Hamiti i cili shton se organet shtetërore duhet të gjenjnë mënyra për të stimuluar studentët të qëndrojnë per te studijuar ne vend, duke ju siguruar te njejteve edhe ardhmeri te sigurte financiare. Pra te kene mundesi punesimi.
“Së pari duhet gjetur një mënyrë për përmirësimin e kushteve ekonomike standardi duhet të përmirësohet, duhet punësuar kuadro të cilat janë më të mira dhe të mos përzihet politika e përgjithshme shtetërore në punësimin e kuadrove dhe cilësia në arsim duhet të ngritet”, shprehet profesori Asllan Hamiti.
Sipas Hamitit edhe fakultetetet duhet të punësojnë studentët me mesatare të lartë për të ndikuar në parandalimin e fenomenit të ikjes së studentëve jashtë vendit.
FLUTURA LATIFI
