Maqedoni

Rregulla shtesë për në komunikacion, certifikata personale për taksivozitësit

13.09.2015 14:13

Prej këtij viti të gjithë taksi vozitës janë të detyruar personalisht të pajisjen edhe me një certifikat shtesë...

Prej këtij viti të gjithë taksi vozitës janë të detyruar personalisht të pajisjen edhe me një certifikat shtesë karshi licencës së marrë për kryerjen e kësaj veprimtarie.
 
Ata në periudhën e kaluar i u nënshtruan testimit te bërë nga Qyteti i Shkupit duke  u përgjigjur 50 pyetjeve të natyrës së taksivozitesve  dhe të komunikacionit në përgjethësi.
 
Shumica e shoferëve ankohen,  për TVM-2  thone se jane  të obliguar qe  shpenzimet e certifikatës t’i paguajnë vetë.
 
“Përpara nuk kemi pasur testime të tilla. Kjo është hera e parë që duhet me e marr këtë çertifikat. Këto janë gjëra shtesë, vetëm të marrin pare faktikisht jo që na nevoitet ato gjëra. Nuk jam me shumë eksperienc shumë vjeçare por ato ishin pyetje thjeshta për mua personalisht nuk ishte e preferueshme sepse kishte pyetje përshmebull për vendosjen dhe dimenizionet e tablleve të kompanisë te makina gjë që ne nuk ka nevoitet”, shprehet i anketuari.
 
“Shpenzimet janë të mëdha, për afërsi 3.000 e diçka denar ajo liçenc dhe ato pare nuk janë pak në këtë moment”, shprehet i anketuari.
 
“Nuk është vetëm kjo janë edhe shumë gjëra të tjera që duhet ti ndajmë prej rrogës, nuk është vetëm puna e certificates ka shumë çertifikata tjera. Pyetjen ishin në lidhje me komunikacionit, shenjat, rregullat testat që mësohen për  patent shoferi”, shprehet i anketuari.
 
“Po e kam bërë testimin, shpenzimet janë mbi 3.000 denarë por pak firma e paguan pak ne, kështu që ne rregull është”, shprehet i anketuari.
 
Në këtë periudh vijojn konkurset për testimin e taksivozitesve. Nga Qyteti i Shkupit  ska asnje pergjigje.
 
TVM ka bere perpjekje te vazhdushme per te marre qendrimin zyrtar por deri ne keto momente deri sa po raportojme nuk kemi marre pergjigje.
 
Nuk ka informacione se cila eshte arsyeja e rrregullave te reja, dhe ne kete drejtim taksivozitesit shfaqin dilemen  se a behet fjale per  urdher te imponuar apo detyrim.
 
Gjithashtu nuk dihet se sa shofere në përgjethësi kanë marrë këtë çertifikat, deri kur është afati i fundit për marrjen e këtyre çertifikatave dhe a do të ketë dënime për ata të cilët nuk do të rrespektojnë këtë rrisi.
 
REXHEP QAMILI