Maqedoni
LSDM fajson VMRO DPMNE-n për vdekjes së shpejt të grave pas lindjes
13.09.2015 15:46
LSDM ka fajsuar VMRO-DPMNE-n për vdekjet e shpeshta të grave pas lindjes së tyre dhe vdekjes së disa fëmijëve të sapolindur nëpër spitale...

Nga kjo parti konsiderojnë se tragjedia e fundit në Tetovë ku një gura 33 vjeçe e humbi jetën pas lindjes është një sinjal i fuqishëm për mos funksionimit të sistemit shëndetësor dhe paaftësive mjekësore në Maqedoni.
“Jemi dëshmitar të më shumë rasteve të vdekjes së grave shtatzëna dhe fëmijëve gjatë kohës së këtij pushteti. Në Manastir, një grua e re e humbi jetën gjatë një lindjeje cezariane. Një grua nga Velesi humbi jetën gjatë lindjes. Një fëmijë në Prilep ndërroi jetë gjashtëdhjetë orë pas lindjes, pasi që ka marr vaksinë në një gjendje të fjetur. Menjëherë pas lindjes kanë ndërruar jetë edhe të porsalindur në Studeniçan dhe Shuto Orizari. Është e palejueshme që në shekullin XXI të vdesin të porsalindurit, të vdesin gratë e reja në klinikat e lindjes, të i lënë fëmijët jetim, ndërsa nga ana tjetër të thirret për rritjen e natalitetit dhe familjes me shumë fëmijë nga ana e pushtetit të papërgjegjshëm”, shprehet nga LSDM-ja, Daniela Nastova.
