Maqedoni

Ekspertët italian: Maqedonia e përshtatshme për prodhimin e lajthive

13.09.2015 15:23

Prodhimi i lajthive është një nga bizneset bujqësore që po zhvillohet çdo ditë e më shumë në Maqedoni...

Kushtet e volitshme  për prodhimin e lajthive kane terhequr , kompanitë italiane qe kane  ardhur për të investuar në Maqedoni.
 
Italbalkan është kompania e përbashkët e Italisë me Maqedoninë, që është hapur nga Umberto Robinaçio, e cila bashkpunon me kompaninë e mirënjohur të çokolladave “Ferrero”.
 
“Klima e përshtatshme për kultivimin e lajthive, ka zgjuar interesin e ekspertëve bujqësor Italian për të ardhur dhe për të investuar këtu në Maqedoni”.
 
Ekpertët Italian thonë se janë mjaftë të kënaqur nga prodhimi I bërë në Maqedoni.
 
“Toka dhe klima janë shumë të përshtatshme për kultivmin e lajthive këtu. E shoh se lajthitë këtu kanë një ngjyrë të bukur dhe kualitet të mire”, shprehet Umberto Robinacio nga Italbanlkan.
 
Shpenzimet e pakta për kujdesin e tyre dhe shitja kur të duash janë përparësitë që e bëjnë këtë biznes të jetë mjaftë profitabil.
 
Muhamer Seferi është një nga të parët që merret me biznes, ai tregon se ka lënë mërgatën dhe ka ardhur në Maqedoni për tu marrë me këtë biznes, siç thotë ai ky biznes është shumë profitabil. 
 
“Lajthia vetëm kur do të mblidhet, 3-4 ditë duhet të thahet , pastaj e paketon dhe e shet kur të duash. Këto që kanë ardhur që janë ekspertë thonë se kërkesa për lajthi është aq e madhe, sikur çdo pëllëmbë në Ballkan të mbillet nuk është mjaftë, edhe çmimet natyrisht janë të garantuar, dhe lajthia nuk përdoret vetëm për tu ngrënë dhe për çokollada, por vaji më I shtrenjtë që ka në botë sot është vaji I lajthisë, përshkak se përdoret në medicine”, shprehet Muhamer Seferi nga All United.    
 
Në rajonin e Strugës edhe Vezir Pollozhani ka 5 vite që merret me këtë biznes.
 
“Fidanet I kemi marrë para 5 viteve I kemi marrë nga kolegu Muhamerr Seferi, domethënë janë fidane nga Italia. Sa I përket prodhimit unë personalisht jam I kënaqur”, shprehet Vezir Pollozhani.                        
                                                            
Çmimi momental i një kilogram lajthie ne berzë është 6.5 euro, por ajo ndryshon sipas situates.
 
ERSAN PAJAZITI