Maqedoni

Refugjatët në Tabanovcë: OJQ shpërndajnë pako për refugjatët

13.09.2015 16:07

Mijëra refugjatë kanë kaluar nëpër Maqedoni dhe pastaj kanë vazhduar rrugën për në Evropë për një jetë më të mirë...

Vala e refugjatëve vazhdonë  edhe më tej në vendin tone. Njëri nga Refugjatët tregon se është larguar nga të afërmit e tij dhe nga vendi  i tij  sepse atje po luftohet  dhe nuk ka mundesi per nje jete normale.
 
“Më shumë se nje muaj jam duke udhëtuar  nëpër botë. Një muaj jam jasht shtëpisë time. Braktisa vendlindjes time sepse atje po luftohet dhe vriten njerëz të pafajshëm pa pikën e mëshirës. Eshtë shumë e vështir të jetohet aty. Unë i lash dy motra, dy vëllezërit e mi, e ëma dhe gjyshja  ime për të gjetur një jetë e qetë”, shprehet refugjati nga Afganistani.
 
Në Tabanoc  vazhdimisht qendrojne ekipe te organizatave jo qeveritare dhe atyre  humanitare per tju dale ne ndihme refugjatëve me ushqim , pije  dhe këshilla për të transituar sa më lehtë nëpër Maqedoni. 
 
“Ne këtu u japim paketa me produkte ushqimore dhe ujë. Në të shumtën e rastëve emigrantët që vijnë këtu me tren janë të lodhur dhe të raskapitur nga udhëtimi  i  gjatë. Ne i shoqerojmë ata duke i dhënë mundësi emigranëtve për të pushuar para se të vazhdojnë rrugën e tyre. Disa prej emigranëtve po ankohen për kokë dhimbje por këtu janë ekipet mjekësore që u dalin në ndihëm emigrantëve në nevojë”, shprehet Milazim Mustafa nga shoqata edukative “Vëllazërimi” Kumanovë.                                                                                 
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime për leje qëndrimi në Maqedoni, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë, pastaj janë nga Afganistani, nga Iraku, Pakistani, nga Somalia, Palestina, Kongo, nga Kameruni, përderisa të tjerët janë me numër më të vogël.
 
REJHANE BUSHI-METAJ