Botë

Zgjedhjet në Medvegjë: Policia serbe pengoi qytetarët në kufi

13.09.2015 18:03

Pas 7 orë pritjeje në pikëkalimin kufitar, që lidh Kosovën me Serbinë, banorët e Medvegjës që jetojnë në Kosovë, janë lejuar të hyjnë në territorin e Serbisë...

Ata  qe  në ora 7:00 e mëngjesit ia kanë mësy Medvegjës për të votuar në zgjedhje lokale, por nuk janë lejuar nga polica serbe me arsyetimin se kanë probleme me sistemin e regjistrimit të të dhënave, raportojne mediat kosovare. 

Pas disa orë pritjesh, qytetarët në shenjë proteste janë përplasur me policinë serbe, por kjo e fundit ka arritur t’i kthejë mbrapa në territorin e Kosovës.

Ata janë vizituar nga përfaqësues të subjekteve politike në Luginën e Preshevës, të cilët së bashku me përfaqësuesit e Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare kanë ndërhyrë në lirimin e rrugës.