Maqedoni
Lugina e Preshevës: SHVL-UÇK mbështet formimin e AKSH-së
13.09.2015 19:04
Shoqata e Veteranëve të UKS-së përms një komunikate me shkrim përshëndet formimin e asociacionin e komunave shqiptare të Luginës së preshevës...

Në njoftimin me shkrim SHVL-UÇK mes tjerash shkruan: "Të nderuar themelues të komunave unike shqiptare. Ju përgëzojmë për votimin e plotfuqishëm të komunave shqiptare të komunave të Kosovës Lindore. Përpjekja Juaj gjaku i dëshmorëve të të gjitha kohëve, po realizohet arsyeshëm dhe në kohën e duhur. Pranë Jush kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë, në të gjitha pikëpamjet e detyrimit vëllazëror dhe kombëtar. Le të ndjekin shembullin tuaj ata që janë vonuar, apo kanë vepruar sipas udhëzimeve e të tjerëve antishqiptare", thuhet në komunikatën me shkrim të SHVL-UÇK-së.
