Maqedoni

Prokurori special, Ahmeti: Momenti i përgjegjësisë dhe veprimit politik

14.09.2015 12:25

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti vlerëson se partitë politike duhet të tejkalojnë dallimet dhe të dakordohen bashkarisht për kornizën ligjore dhe emrin e prokurorit special...

“BDI është e gatshme për kompromis, ftojmë palët që gjithashtu të përafrojnë qëndrimet sepse duhet të ruhet kredibiliteti politik i shtetit dhe të respektohen marrëveshjet e nënshkruara në praninë e autoriteteve të larta të Brukselit dhe Uashingtonit”, vlerëson kreu I BDI-së.
 
“Zbatimi i Marrëveshjes rikthen kredibilitetin e lëkundur të institucioneve të vendit, përforcon partneritetin tonë me komunitetin EuroAtlantilk si dhe na rikthen fuqishëm në rrugën integruese. Sot është momenti i përgjegjësisë dhe i veprimit politik“, shton Ahmeti. 
 
Këto vlerësime lideri I BDI-së I bëri gjatë takimit në selinë partiake në Reçicë, me Drejtoreshën për Ballkanin Perendimor dhe Zgjërimin pranë Ministrisë së Jashtme Britanike, Fiona McIlwham dhe Ambasadorin Britanik në Maqedoni, Çarls Garet gjatë të cilit u diskutuan edhe pikat e tjera të marrëveshjes së 2 qershorit dhe integrimin EuroAtlantik.