Botë
Afganistan, talibanët sulmojnë burgun, vrasin 4 policë, arratisen 350 të burgosur
14.09.2015 12:42
Militantët talibanë kanë sulmuar një burg në qytetin Ghazni, në Afganistan, duke vrarë katër policë dhe duke liruar të paktën 350 të burgosur...

Zëvendësguvernatori i qytetit, Mohamad Ali Ahmadi, ka konfirmuar se gjatë sulmit janë vrarë 4 policë dhe janë plagosur edhe 7 të tjerë.
Sipas tij, janë plagosur edhe 3 nga sulmuesit të cilët ishin të veshur me uniformë ushtarake.
Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka konfirmuar sulmin, duke bërë me dije se sulmi ishte kryer nga katër persona.
