KB në mundje: Pesë garues, vetëm një pikë e fituar
Gjithsej pesë mundës, asnjë fitore dhe vetëm një pikë e fituar në pesë lufta...

Është ky bilanci I përfaqësuesve të Maqedonisë, në kampionatin botëror të mundjes I cili gjatë javës së shkuar u zhvillua në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me këtë, u humbën të gjitha shpresat që të fitohet një normë olimpike, për të cilën u shpresua para nisjes për në botëror dhe për të cilën mbetet të shpresohet në tre turnet e ardhshme kualifikuese, ku gjithcka do të jetë shumë më vështirë.
E gjithë kjo, pasi në këtë botëror, plasman siguronin gjashtë të parët, ndërsa nëpër turnet kualifikues që do të mbahen vitin e ardhshëm në Mongoli, Zrenjanin dhe Stamboll, gjithcka do të jetë shumë më e vështirë, pasi normë do të sigurojnë vetëm dy mundësit e parë.
Në këtë botëror, ishte I vetmi rusi me pasaportë të Maqedonisë, Timur Hamikoev që e përfaqësoi vendin tonë në stilin greko romak, ndërsa në stilt ë lirë, ishin Jasin Rexhallari, Dejan Mitrov, Boban Danov si dhe një rus tjetër, Halil Zubairov, dhe të gjithë këta së bashku, mezi fituan një pikë.
Në stilin greko romak, në kategorinë deri më 85 kilogram, Hamikoev, në raundin kualifikues u takua me rumunin Pirvan, nga I cili humbi me 5-0, që më pas, Pirvan të eliminohet në 1/8 e finales nga rusi Chakvetadze dhe Hamikoev humbi mundësinë të garoj me repasazh.
Në garat e stilit të lirë, ishin Jasin Rexhallari dhe Halil Zubairov të cilët na përfaqësuan të parët. Mundësi I klubit të Lirisë, Rexhallari, pasi në raundin kualifikues ishte I lirë, në 1/8 e finales u ndesh me japonezin Masakazu Kamoi, ndaj të cilit rezistoi me sukses në raundin e parë, që nga mesi I raundit të dytë, të humb me dush teknik, 10-0.
E njejta gjë ndodhi edhe me maqedonasin e natyralizuar, Halil Zubairov. Rusi, fitues I medaljes së brozntë për Maqedoninë në evropianin për U23, në 1/16 e finales, u ndesh me favoritin nga Azerbajxhani, Magomedgadzhi Khatiyev, nga I cili humbi njëashtu me 10-0.
Më pas, Khatiyev eci mirë deri në gjysëmfinale dhe ishte shumë afër Zubairovit it mundësoj të garoj në repasazh, por nuk ia doli në pengesën e fundit para plasmanit në finale, ku humbi nga turku Selim Jashar.
Ndërkohë, në ditën e fundit të botërori, vendin tonë e përfaqësuan Dejan Mitrov dhe Boban Danov. I pari, edhe pse fillimisht duhej të garoj në kategorinë olimpike deri në 65 kilogram, shkaku që nuk arriti të zbret peshë, u paraqit në një kategori më të lartë, deri më 70 kilogram dhe e përjetoi fatin e njejtë si edhe paraardhësit e tij.
Një mundës tjetër nga Azerbajxhani, Ruslan Dibirgadzhiyev ishte ai që e mundi Mitrovin me dush teknik dhe rezultatin e thellë 10-0, që më pas ai, të mposhtet menjëherë nga uzbeku Bekzod Abdurakhmonov. Dhe përfaqësuesi I fundit I Maqedonisë në Las Vegas, njëherësh I vetmi që arriti të fitoj një pikë, shkaku I paralajmërimit të referëve për kundërshtarin, ishte Boban Danov.
Në kategorinë më të rëndë, ate deri më 125 kilogram, në 1/16 e finales, Danov u ndesh me Luis Felipe Vivenes Urbanejan nga Venecuela, ndaj të cilit në raundin e parë avanconte me 1-0, që në fund të humb me 9-1.
Urbaneja humbi në raundin e ardhshëm nga rusi Biljal Makhov, kështu që edhe Danov, si edhe të gjithë katër kolegët e tij, e humbi mundësinë që të garoj edhe në repasazh.
Me këtë, u mbyll paraqitja zhgënjyese e reprezentacionit të Maqedonisë në kampionatin botëror të Las Vegasit, ku u fituan normat e para olimpike për në Olimpiadën e Rio de Zhaneiros vitin e ardhshëm.
Ndërkohë, Rusia dëshmoi edhe njëherë se është super fuqi e vërtetë botërore në mundje, duke dal si ekipi më I suksesshëm në këtë botëror, me gjithsej 14 medalje të fituara në të gjitha konkurencat, te meshkujt stilt ë lirë e greko romak si dhe te femrat.
Pas rusëve, në vedin e dytë u ndalën vendasit amerikan me shtatë medalje, ndërsa Turqia ishte e treta, me një medalje më pak. / Mustafa Ademi
