Maqedoni
Çair, vendosen 199 shporta moderne për mbeturina
14.09.2015 16:12
Në Çarshinë e vjetër janë vendosur 20 shporta moderne për mbeturina të punuara prej metali ndërsa ditëve në vijim do të vendosen edhe 46 të tjera...

Shportat e njejta do të vendosen nëpër gjithë territorin e Komunës së Çairit, gjegjësisht 108 prej tyre.
Gjithashtu 25 shporta për mbeturina të punuara prej betoni do të vendosen në Parkun e Çairit dhe parkun në lagjen e Fushë Topanës.
Ky investim u finansua nga Buxheti i Komunës së Çairit dhe kostoja e tij arrin vlerën prej 1 milion denarë.
