Futboll

City pa Agueron kundër Juves

14.09.2015 16:17

Sergio Aguero nuk do të mund t’i ndihmojë Manchester Cityt në ndeshjen e parë të Champions League kundër Juventusit që zhvillohet në Etihad Stadium...

Argjentinasi kishte pësuar lëndim në nyje në ndeshjen kundër Crystal Palace kësaj të shtune.
 
Mungesën e tij e ka konfirmuar edhe trajneri Pellegrini, shkruan BBC.
 
“Shpresoj që ai të bëhet mirë deri në fundjavë por duhet të presin të shohim rezultatet nga fotografimet”.
 
Lajm i mirë për Citizens është se Sterling është i gatshëm për ndeshjen e së martës që fillon nga ora 20:45.