Maqedoni
Punëtorëve të ndërtimtarisë u mundësohet marrja e certifikatave për efikasitet energjetik
14.09.2015 16:42
Punëtorët e ndërtimtarisë të cilët kanë njohuri joformale, respektivisht përvojë në punën e tyre, do të kenë mundësi të kualifikohen dhe të marrin certifikatë për efikasitet energjetik...

Sipas drejtores së Qendrës për Arsimimin e të Rriturve, Lindita Qazimi, do të bëhet thirrje publike për paraqitje të punëtorëve për ndërtim të fasadave, çative, zdrukthëtarisë, instaluesve të ngrohjeve qendrore dhe instalimeve elektrike të cilëve do t’u njihen dituritë për punën të cilën e punojnë dhe do t’u mundësohet të marrin certifikata.
“Përmes njohjes së njohurive te punëtorëve të cilat i kanë marrë në mënyrë joformale gjatë punës së tyre, punëtorët do të kenë mundësi të marrin certifikatë, me çka do të rritet konkurrenca e tyre në tregun e punës. Këto certifikata do të mund t’i shfrytëzojnë edhe në vende të tjera, si: Kroacia, Sllovenia dhe Greqia”- deklaroi drejtoresha e Qendrës për Arsimimin e të Rriturve, Lindita Qazimi.
Qëllimi i këtij projekti që po realizohet në kuadër të iniciativës evropiane “Build up skiles”, i cili është në fazën e dytë, është avancimi i aftësive të punëtorëve të sferës së ndërtimtarisë në rritjen e efikasitetit energjetik në objektet e ndërtuara.
Thirrja për paraqitje zgjat deri më 31 tetor dhe është paraparë për 1 mijë punëtorë që të kalojnë nëpër procesin e njohjes së aftësive të tyre sa i përket efikasitetit energjetik.
BESIM ABDULLAI
