ELEM, EVN Maqedoni dhe MEPSO, bursa për 14 studentët më të mirë në FETI
Kompanitë energjetike ELEM, EVN Maqedoni dhe MEPSO ndanë bursa për 14 studentët më të mirë në drejtimet elektro-energjetike në Fakultetin për Elektroteknikë dhe Teknologji Inormatike në Shkup...

Drejtuesit e FETI-t shpresojnë që bashkëpunimi i tillë me kompanitë energjetike të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Gjenerata e parë e cila mori bursa tashmë është pjesë e kuadrit të kompanive. Kjo tregon se projekti është i suksesshëm për fakultetin, sepse përmirësohet konkurrenca dhe cilësia e studimit, por edhe për kompanitë energjetike të cilat i marrin studentët më të mirë, ndërkaq shpresoj që në të ardhmen edhe inxhinierët më të mirë që mund t'i profilizojnë me lëndët zgjedhore dhe mentorët të cilët ua ndajnë"- tha dekani i FETI-t, Mile Stankovski, para ndarjes së bursave. Krahas bursave tradicionalisht të ndara, në ceremoninë e sotme u ndanë edhe çmime dhe lavdërata për 60 studentët më të mirë të FETI-t, të cilët vitin akademik 2013/2014 e përfunduan me sukses 9 dhe mbi 9.
